Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Durrës pasi një grua është përdhunuar dhe grabitur nga një i ri.
Bëhet me dije se 28-vjeçari Klaudio Karaj ka hyrë më forcë në banesën e gruas dhe më pas e ka përdhunuar.
Mësohet se përpos aktit të përdhunimit, Karaj i ka grabitur 53-vjeçares edhe 200 mijë lekë.
Gruaja në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se me përdhunuesin është njohur nëpërmjet komshiut pasi ai e kishte shok dhe se e ka kërcënuar se do e vriste.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash.