Një krim në familje ka ndodhur në Greqi, ku një 55-vjeccar ka vrarë gruan e tij 43-vjeçare.
Mësohet se çifti i cili ka dy fëmijë të mitur, po përballej me probleme pasi burri ishte xheloz për gruan.
Sakaq, fillimisht autori ka tentuar të mbulojë gjurmët duke u përpjekur më pas t’i jepte fund edhe jetës së tij.
Më në fund autori ka vendosur të dorëzohet duke telefonuar Policinë dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.
Ngjarja tragjike po hetohet nga Sektori i Sigurisë në Drejtorinë e Policisë Kavallë.