Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, është pyetur nga gazetarët nëse Fatos Nano mund të jetë presidenti i ri.
Sakaq, Gjiknuri u shpreh se nuk mund të flasë për emra konkret, po as nuk e ka përjashtuar si mundësi
Gjiknuri pohoi kusht i vetëm është që të mos jetë pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së.
“Nuk jam këtu të komentoj emra të përvetshëm. Të gjithë kanë shanset. Ne Kufizimin e kemi të mos jetë i grupit parlamentar. Por njerëz që kanë kontribuar në shoqëri mund të jetë kandidat. Identifikimi i emrave do ishte gabim. Por edhe Fatos Nano mund të jetë, patjetër kandidat.” tha Gjiknuri.