AMP bën bilancin e muajit Prill, çon në prokurori 42 efektivë policie (Shkaku)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka mbyllur bilancin publik për muajin Prill, në lidhje me veprimtarinë dhe çështjet e trajtuara prej saj.

Mësohet se lidhur me këtë të fundit janë bërë 21 referime në Prokurori për 42 punonjës të Policisë së Shtetit, 1 punonjës të shërbimit Zjarrfikës.

Sektori i Sigurisë së Personelit ka trajtuar e mbajtur korrespondencën shkresore me Institucione Shtetërore apo Agjenci ligjzbatuese për gjithsej 563 aplikantë dhe janë dërguar 721 praktika/kërkesa, shkruan neësbomb.al.

Ndër të tjera, njoftohet se janë trajtuar 239 ankesa nga qytetarët për strukturat e Policisë së Shtetit.

Por ajo çka bie në sy, është fakti se kemi një numër të lartë ankesash në lidhje me patrullë, pra strukturën e Rendit e Sigurisë Publike (95 ankesa) dhe  për strukturën e Policisë Rrugore (87 ankesa).

Si dhe ankesa të tjera të ardhur nga qytetarët kanë qenë lidhur me problematika me Shërbimin Zjarrfikës, oficerët e krimeve dhe Gardën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *