Revolucion Dixhital, Rama mbledh drejtuesit e bankave: Jepuni fund radhëve të qytetarë që në sabah!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, të cilave u ka kërkuar revolucion dixhital, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata të qytetarëve dhe sipërmarrësve në dyert e institucioneve bankare.

“Koha që bankat e nivelit të dytë t’i bashkohen ‘Revolucionit Digjital’, për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve të epokës së vjetër, njësoj siç u bë me shërbimet publike me dokumente. Shohim radhët që në sabah me njerëz që i orienton një roje aty jashtë. Këto nuk janë ngjarje të përditshme të momentit që jetojmë. Shqipëria nuk mund të jetë në një vend aq të lart në klasifikimin e përgjithshëm duke lënë pas edhe vende të zhvilluara në shërbimet online dhe të ketë një gjendje si kjo në shërbimet online të bankave.

Çdo datë 14 ndërmarrjet shkojnë në banka për TVSH, në 20 për sigurimet shoqërore, një ritual që besoj se nuk e keni as ju mirë që e keni te dera. Është një imazh që nuk është i denjë as për vite e vite të shkuara. Qytetarët derë më derë të bankave”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *