“Siri edhe në shqip”, Rama: Është inovacion i madh, mos u trembni!

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për projektin e ri i cili do përfshihet në fushën e teknologjisë në vend, ku për shërbime online qytetarët do ju jepet sqarimi me zë në gjuhën shqipe.

Lidhur me këtë Rama, ka theksuar se do të jetë njësoj si shërbimi ‘Siri’.

“Ne nuk do të ndalemi këtu në anën tonë. Sot po punojmë për një sistem të inteligjencës artificiale në dhënien e shërbimeve që do të rezultojë, dhe ambicia është që kjo të bëhet realitet brenda 2 viteve. Do të rezultojë si një shërbim siç është Siri, ku çdo qytetar do të ndihmohet me zë, deri sa të mbarojë punë.

Është inovacion i madh, nuk është diçka që na tremb. Është një skuadër e nivelit më të lartë ajo e AKSH-it, e nivelit më të lartë. Pa AKSH-in s’do i kishim bërë këto përparime të mëdha.”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *