Deputetët e “kërkuan”/ Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së njofton vendimet e marra nga Kryesia

Vetëm pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Berisha në orën 18:00, kryesia e grupit parlamentar demokrat është mbledhur në selinë blu.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja Orjola Pampuri, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Pampuri pohon se me shumicë votash është vendosur që Kryesia e grupit të mblidhet rregullisht çdo javë, të premten në orën 09:15. Sakaq, njofton se mbledhja e kryesisë jashtë radhës të mbahet ditën e hënë.

Postimi i Pampurit:

NJOFTIM SI ZËDHËNËSE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD-së.

Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi çështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:

  1. Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15.
  2. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë radhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *