A e vari dikush Ilvi Metën? Berisha: Nuk përjashtohet në mënyrë absolute! Heshtja e organeve shtetërore është cinike

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur një konferencë për mediat, por këtë herë në lidhje  me ngjarjen e Kavajës, ku në komisariat, u vetëvra 31-vjeçari, Ilvi Meta.

Berisha e ka cilësuar këtë ngjarje, tepër të rendë duke kështu se është e pashpjegueshme se si një qytetar mund të ndërrojë jetë në një nga vendet më të sigurta.

Ndër të tjera ai shtoi se fakti që dikush mund ta ketë varur me lidhësen e tutave, nuk përjashtohet në mënyrë absolute.

“Një i ri 31-vjeç i marrë si i arrestuar në qeli të komisariatit. Sapo hyn në vendin më të sigurt për vendin e tij, s’mund të ketë vend tjetër më të sigurt. I riu, i shoqëruar mbi bazën e një vendimi Gjykate në komisariat në orën 20:00 të mbrëmjes gjendet i pajetë në qeli. Autopsia tregon se kishte një lak, shenjën e një laku rreth qafe, çka flet për varje. Vetëvarje apo e vari xhelati këtë nuk e dimë. Nuk mund të akuzoj se e vari ndonjë xhelat, nuk konfirmoj se vari veten. Ilvi, sipas dëshmive të shokëve dhe miqve të tij ishte një djalë i hedhur, pa asnjë lloj shenje të problemit më të vogël psikologjik apo psiqik. Ai u arrestua, me një provë absolutisht të pa qëndrueshme. Gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në derën e një lokali ku pinte kafe. Ai u akuzua sikur ka marrë derën, por s’po merrem me veprën penale. Po merrem dhe jam këtu para jush për të denoncuar faktin se qelitë e sotme në komisariatet e policisë janë shndërruar në biruca po aq të zeza sa qelitë e sigurimit të shtetit. Nuk ka vend në Evropë, nuk ka vend të lirë në botë që në një hark kohor 5-javor të regjistrojë 2 vdekje, 2 të rinjve, në komisariatin e policisë. Nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite. Edhe në kohën e hetuesive më të rrepta mund të ketë ndodhur para viteve ’60-ë, por mbrapa kishte tortura, por jo në atë shkallë sa të humbnin jetën në qeli. A u ushtrua dhunë dhe terror ndaj Ilvi Metës. Kavaja vuan shumë nga një rrjet grabitësish të cilët kanë krijuar shqetësim të madh, por kjo nuk do të thotë të vriten njerëz në qeli.

A e vari dikush atë me kordonin e kapuçit të tutave? Nuk përjashtohet në mënyrë absolute. Por ajo që është kaq e shëmtuar dhe kriminale është heshtja çnjerëzorë, cinike e të gjitha organeve shtetërore para këtyre akteve”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *