Vdekja e Ilvi Metës, Berisha jep ultimatumin: Çuçi të japë dorëheqjen nesër! Do nisim protestat

Ish-kryeministri, Sali Berisha është duke mbajtur një konferencë për mediat, por këtë herë në lidhje  me ngjarjen e Kavajës, ku në komisariat, u vetëvra 31-vjeçari, Ivi Meta.

Lidhur me këtë, Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Çuçi, por mbi të gjitha ka njoftuar se ditën e shtunë do të ketë edhe një protestë paqësore.

“Javë tragjike. Ilvi Meta ndërroi jetë në mënyrë misterioze. E kam ndjekur me shumë vëmendje. Një i ri 28-vjeç që merret në qeli, mendohet se hyn në vendin më të sigurtë. Më pas, gjendet pa jetë në qeli. Ai kishte shenjën e një laku rreth qafe. Nuk akuzoj dot se e vrau ndonjë xhelat, apo se vari veten. Ai ishte një djalë i hedhur, pa asnjë shenjë të problemit më të vogël psikologjik apo psiqik. Ai u arrestua në një provë absolutisht të paqëndrueshme.

Kërkoj dorëheqjen e ministrit Çuçi, propozoj sot që nesër në ora 8 pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë të ndiqen qirinj, një protestë paqësore. I bëj thirrje komitetit anti-tortute të KE me urgjencë të ushtrojnë çdo kontroll te duhet mbi institucionet e vuajtjes së dënimit dhe organet e policisë q ë të marrë fund dramat njerëzore në birucat e këtyre komisariateve, qëndrimet e këtyre qeveritarëve që në fakt s’kanë ndjeshmëri”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *