Një sherr me sende të forta ka ndodhur mes dy personave në Shkodër.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale E.N ka goditur me sende të forta, shtetasin P. B., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 06.05.2022, rreth orës 12:50, në fshatin Penkovë, Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta shtetasi E. N., ka goditur me sende të forta, shtetasin P. B., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.