Rasti i Elbasanit ku dy minorenë të dashuruar me njëri-tjetrin u arratisën drejt Tiranës ka nxjerrë në pah rëndësinë e komunikimit më fëmijët tanë adoleshentë.
“Grupmosha që kërkon më tepër shërbimin psikosocial në shkollë është ajo nga 12-14 vjeç. Gjatë bisedave që zhvillojmë me fëmijët vihet re një tendence neglizhimi prindëror.”
Ka dhe prindër që e ndalojnë ardhjen tek psikologu dhe punonjësi social me argumentin se fëmija i tyre nuk ka asnjë problem dhe nuk ka nevojë të kosultohet me këta punonjës.
” Një prind duhet të shqetësohet kur fëmija i tij rri me orar e pa orar në telefon, mbyllja në dhomë, moskonsumimi i ushqimit me vakte. Kemi shumë raste të vajzave që vijnë dhe rrinë pa ngrënë, se duan të dobësohen, pasi nuk i pëlqen imazhi i tyre.
Në lidhje me marrëdhëniet dashurore patjetër që grupmosha 12-14 vjeç përballen me përjetimet e para të dashurisë, të tërheqjes më gjininë e kundërt. Ajo që për mua është shqetësuese është tabuja që disa fëmijë kanë në fazat e para të pëlqimit. Mbaj mend një nxënëse që kishte filluar të përjetonte emocionet e para dhe i vinte shumë turp për këtë gjë, pasi e ema edhe mund të përdorte dhunë, po ta merrte vesh këtë gjë.
Unë i këshilloj prindërit dhe mësuesit: Ju lutem mos i fyeni dhe mos u tallni me ndjenjat e fëmijëve tuaj. Të pëlqesh është shumë normale. Jini të pranishëm në jetën e fëmijevë tuaj, flisni me ta dhe dëgjojini. Kuptojini ndjenjat e tyre”./Top Channel