EMRI/ Plagosi me thikë dy persona në ambientet e një lokali në Tiranë, vihet në pranga autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali në kryeqytet ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë me dy persona.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori Blerim Gjeta, është kapur dhe arrestuar nga uniformat blu.

Njoftimi i  policisë:

Tiranë

Plagosi me mjet prerës, 2 shtetas, falë veprimeve profesionale nga Policia, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas kishte plagosur 2 shtetas të tjerë, me mjete prerëse, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. Gj., 41 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, shtetasit E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *