Një 23-vjeçar, punonjës në një kompani sigurimi në Elbasan është arrestuar nga policia pasi ka mashtruar një klient.
Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se 23-vjeçari i ka marrë disa herë para një klienti duke i premtuar dokumentacione për mjetin. I riu akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.
Njoftimi i policisë:
Sipas burimeve zyrtare, Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë, për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasin S. P., 23 vjeç, banues në lagjen “Sul Papri”, Elbasan (punonjës në një kompani sigurimi). I riu, me anë të mashtrimit, i ka marrë disa herë, shuma të ndryshme parash, shtetasit I. H., me zotimin për ta pajisur me dokumentacion për mjetin.