Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 44 raste të reja me koronavirus nga 971 testime të kryera.
Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Njoftimi i plotë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 971 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë, në këto bashki:
24 në Tiranë, 6 në Sarandë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Kurbin, Lushnje, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Durrës, Divjakë, Gjirokastër,
Janë 285 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,529 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (06 Maj 2022)
Raste të reja ditore 44
Të shëruar në 24 orë 49
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 971
Testime totale 1,811,203
Raste pozitive 275,310
Raste të shëruara 271,529
Raste Aktive 285
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 175
Fier 39
Vlorë 28
Shkodër 9
Elbasan 7
Durrës 7
Lezhë 6
Korçë 4
Gjirokastër 4
Berat 3
Kukës 3