Aktori i njohur John Travolta, ka kujtuar momentin ikonik kur vallëzoi me Princeshën Diana. Ata ishin të ftuar në një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985, të organizuar nga Presidenti i atëhershëm Ronald Regan dhe Zonja e Parë, Nancy Reagan.
Këtë javë, aktori 67 vjeçar, e ringjalli momentin gjatë një interviste për ‘Esquire Mexico’, duke pranuar se nuk ishte përgatitur për të kërcyer me Princeshën e Uellsit.
“Nuk mendoja se do të më kërkonin të kërceja me të. Unë kisha privilegjin dhe nderin më të madh ta bëja këtë dhe mendova, ‘duhet të ketë një arsye për ta bërë këtë dhe më mirë t’i jap të gjitha”, zbuloi ai.
“Kjo do të thoshte të drejtoje vallëzimin mirë dhe të sigurohemi që të argëtoheshim. Kjo ishte pjesa e lehtë, por vetëm fakti i përshëndetjes së duhur të Dianës, të qenit i sigurt dhe t’i kërkohej asaj të kërcente ishte një detyrë e ndërlikuar”.
Travolta theksoi se kjo ishte si një ‘përrallë’ që do të vazhdonte ta mbante mend për dekadat e ardhshme.
“Ne ishim në Shtëpinë e Bardhë. Skena është si një ëndërr. Unë i afrohem pak, i prek bërrylin, e ftoj të vallëzojë”, tha ai. “Ajo rrotullohet dhe më jep atë buzëqeshjen joshëse, paksa të trishtuar dhe pranon ftesën time. Dhe atje ishim, duke kërcyer së bashku sikur të ishte një përrallë”.