Dashi
Gjatë kësaj dite do keni reflekse shumë të mira dhe do jeni përherë koherentë. Kjo mënyrë të vepruari do ju sjellë vetëm përfitime. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me bashkëpunim kjo e sotmja. Gjërat do ju ecin më së miri dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni më. Ju beqarët do kërkoni në çdo cep princin tuaj të kaltër, por nuk do mund ta gjeni dot atë. Në punë do jeni edhe më të përkushtuar se më parë kështu që në asnjë moment nuk do ju lindin probleme. Edhe mbështetja e kolegëve do jetë e adhurueshme. Në planin financiar duhet të bëni disa zgjidhje të zgjuara në mënyrë që situata të përmirësohet. Ju jeni të zotët kështu që mund t’ia dilni.
Demi
Ju do e kaloni ditën e sotme në një mënyrë të jashtëzakonshme. Do ndiheni të lumtur dhe krenarë për gjithçka keni mundur të arrini. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të dashuruar se kurrë dhe do i shprehin pafund ndjenjat tuaja. Nëse jeni beqarë do i koleksiononi aventurat dhe do ndiheni mjaft mirë. Gjithsesi do duhet ende kohë që statusi t’iu ndryshojë. Në punë keni për të shkëlqyer dhe të gjithë do ju mbajnë në gojë për mirë. Do keni ide fantastike edhe për projektet e kolegëve kështu që do i ndihmoni. Financat do kërkojnë më shumë maturi se kurrë më parë. Po bëtë gabime sot do keni probleme për një kohë të gjate. Mendohuni para se të veproni.
Binjakët
Nuk do ju pëlqejnë aspak komandimet gjatë kësaj dite dhe as ata që mundohen t’ua hedhin. Për fat të keq suksesi nuk do jetë në anën tuaj. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë ndaj partnerit dhe mund të debatoni ashpër me të. Sa më shpejt ta kuptoni gabimin që keni bërë aq më të lehtë do e keni të rivendosni qetësinë. Ju beqarët do realizoni takime të jashtëzakonshme dhe do e ndryshoni menjëherë statusin tuaj. Në punë duhet të respektoni çdokënd që keni pranë dhe të keni më shumë besim tek ata. Dijeni se të vetëm nuk keni për të arritur shumë. Në planin financiar do jeni të detyruar të bëni kujdes që gjendja të mos ketë më shumë tronditje.
Gaforrja
Falë Marsit dhe Uranit do dini gjithmonë si të veproni sot prandaj gjërat do ju ecin më së miri. Ju të dashuruarit duhet t’i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe nuk duhet të kërkoni me ngulm gjëra të pamundura. Ju beqarët do jeni të paqëndrueshëm dhe ka rrezik të refuzoni disa ftesa që do ju bëhen. Në fakt do pendoheni shpejt për këtë sjellje tuajën. Në punë do vazhdoni në jeni në kërkim të ëndrrave tuaja dhe mundet të shpërqendroheni paksa nga gjërat reale që duhet të arrini. Kthehuni shpejt me këmbë në tokë nëse nuk doni të keni probleme. Financat do mbeten në të njëjtën gjendjen si më parë. Duhet të shpenzoni me kursim dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të jepni hua.
Luani
Do jeni në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat me pozitivizëm. Dielli do ju favorizojë edhe komunikimin me të gjithë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë goxha e qëndrueshme dhe e begatë kjo e sotmja. Do ndiheni mirë pranë partnerit dhe do mendoni t’i çoni gjërat më tej. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do kërkoni me ngulm ta ndryshojnë statusi. Në punë është dita ideale për të shprehur ide, për të negociuar e për të hedhur hapa. Do keni një aftësi bindëse që do ju mahnitë edhe vetë. Në planin financiar do keni vështirësi pa fund. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si ju do e kishit dëshiruar.
Virgjëresha
Në disa momente mund t’iu dalin edhe probleme gjatë kësaj dite, por nuk duhet kurrsesi ta lëshoni veten. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme. Do ja kaloni mirë pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione të veçanta. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për të krijuar një lidhje sepse disa persona do kërkojnë vetëm t’iu gënjejnë e t’iu mashtrojnë. Jeta profesionale nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh. Vonesat që keni pasur nuk do ju çojnë aq shpejt në objektivat që keni parashikuar. Bëni durim, por mos i ndalni asnjë çast përpjekjet. Mërkuri do ju ndihmojë në planin financiar dhe do ua bëjë më të qarta mendimet. Gjendja do të stabilizohet shpejt.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do dini si të silleni në çdo moment dhe do merrni ato që dëshironi. Edhe nëse keni gabuar do rini të reflektoni dhe t’i kuptoni gabimet e bëra. Ju të dashuruarit do i kushtoni gjithë kohën e nevojshme partnerit tuaj dhe do e bëni atë të ndihet sa më mirë. Mbrëmja do jetë edhe më emocionuese dhe më e kënaqshme. Ju beqarët do ëndërroni gjëra të pamundura ndërkohë që fati nuk është në anën tuaj. Në punë vërtet do kaloni një ditë paksa të ngarkuar, por me motivim dhe besim tek vetja mund të arrini çdo gjë që keni dëshiruar. Me financat tregohuni sa më realistë që të mundeni në mënyrë që situata të mos bëhet problematike.
Akrepi
Do keni arsye të forta për të besuar tek fati gjatë kësaj dite. Në fakt çdo gjë do ju ecë më së miri dhe në disa momente do habiteni edhe vetë. Ju të dashuruarit do arrini të rivendosni komunikimin në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni. Ai nga ana tjetër do jetë tolerant dhe do ua plotësojë dëshirat. Ju beqarët do jeni të paqartë për atë që doni të bëni, prandaj do ngurroni edhe të hidhni hapa. Në punë, çelësi për arritjet e mëdha do jetë brenda jush. Po u treguat të logjikshëm, të vendosur e me besim në vetvete keni për të arritur majat. Në planin financiar do jeni shumë të arsyeshëm dhe nuk do keni as problemin më të vogël.
Shigjetari
Edhe pse do keni njëfarë krenarie dhe do ndiheni më superiorë, sërish do mbani marrëdhënie të mirë me të tjerët. Optimizmi do ju shoqërojë kurdo dhe do ndiheni të lumtur. Për ju të dashuruarit, komunikimi, toleranca dhe përulësia do jenë cilësitë më të mira të cilat do iu nxjerrin nga vështirësitë. Shumë persona do ju adhurojnë për të gjithë këto. Ju beqarët ka mundësi të filloni lidhje afatgjata me persona interesante. Në punë do keni gjithë kohës mbështetjen e Diellit dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes. Vigjilenca gjithashtu nuk do ju mungojë. Në planin financiar mos e lëshoni veten edhe sikur gjendja të jetë delikate. Me maturi dhe durim gjithçka do mund të rregullohet.
Bricjapi
Gjatë gjithë kësaj dite do i keni mendimet shumë të ndriçuara dhe do ndiheni shumë të çliruar. Jupiterin do e keni pranë dhe ai nuk do lejojë të ndodhin gjëra të këqija. Ju të dashuruarit do keni një bashkëpunim të fortë me partnerin tuaj. Ai do ju kuptojë më së miri dhe do mundohet sa të mundet t’ua plotësojë dëshirat e zjarrta. Ju beqarët nuk duhet të hidhni hapa të pamenduara mirë sepse përndryshe situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Në punë do filloni një projekt të rëndësishëm që do ua zgjerojë edhe më shumë horizontet. Do jeni edhe më të përqendruar nga sa e kishit imagjinuar ndonjëherë. Në planin financiar do merrni masa strikte dhe do ja arrini ta stabilizoni situatën.
Ujori
Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë as energjia dhe as këmbëngulja për të arritur atë që dëshironi. Mundohuni vetëm mos tregoheni impulsive. Ju të dashuruarve, disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë në çift, por dashuria që ju keni për njëri-tjetrin do i bëjë ballë çdo gjëje. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm ndaj ftesave që do iu bëhen prandaj edhe sot keni për të mbetur vetëm. Në punë do ndiheni në formën tuaj më të mirë dhe asnjë sfidë nuk do ju duket shumë e vështirë për t’u kaluar. Do ja dilni mbanë me gjithçka dhe do ndiheni më të plotësuar. Gjendja financiare do jetë më e privilegjuar dhe do keni mundësi edhe të dilni apo të argëtoheni duke shpenzuar më tepër.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do jeni në humor edhe më të mirë dhe do arrini të përqendroheni pas gjërave thelbësore. Do jeni gjithë kohës te motivuar gjate kësaj dite dhe do mundoheni ne çdo moment ta surprizoni atë qe keni ne krah. Beqaret do mbeten ashtu si janë edhe për disa kohe. Personat qe do ju gjenden rreth e rrotull nuk janë te përshtatshmit. Në punë do persekutoheni jashtëzakonisht dhe nuk do lodheni edhe sikur sfidat para jush të jetë të vështira. Miqtë do ju përgëzojnë gjithë kohës. Financat do jenë shumë më të mira se disa ditë më parë dhe kjo falë ndihmës se pakushtëzuar që do iu japin miqtë e ngushtë.