“Shkrumbohen” 4 makina në Shkodër, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Katër makina të parkuara në hyerje të Shkodrës, saktësisht në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni” janë shkrumbuar gjatë natës.

Paraprakosht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme pasi në një nga mjetet është hedhur lëndë djegëse.

Më pas flakët kanë përfshirë edhe 3 automjetet e tjera.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *