Zelensky: Mund të bisedojmë me Rusinë vetëm nëse bën këtë veprim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se ai është ende i hapur për negociata me Rusinë, por vetëm nëse Moska tërheq trupat e saj.

Duke folur në një ngjarje të organizuar nga grupi i ekspertëve Chatham House, Zelensky tha se nevojiteshin marrëveshje për diskutime për të “ndaluar vrasjet”, me “kanalet diplomatike” të përdorura për të rifituar territoret e Ukrainës, shkruan Sky news.

Parakusht për këtë do të ishte “rikthimi i situatës nga 23 shkurti”, tha ai, domethënë para luftës. “Ata duhet të tërhiqen,” tha ai për trupat ruse.

“Në atë situatë ne do të jemi në gjendje të fillojmë të diskutojmë gjërat normalisht.”
Ai tha se “përkundër faktit se po na shkatërrojnë të gjitha urat, mendoj se (metaforikisht) ende nuk janë shkatërruar të gjitha urat”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *