Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka siguruar se më 25 prill do të ketë energji elektrike në të gjitha qendrat e votimit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ambasadorja shkruan se integriteti i sistemeve të votimi dhe i numërimit është thelbësor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Kam mësuar nga OSHEE sot planet e tyre për sigurimin e shpërndarjes së energjisë elektrike në qendrat e votimit dhe numërimit për zgjedhjet. Integriteti i sistemeve të votimit dhe numërimit është thelbësor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme,”- shkruan Kim.