Asambleja e PS, Rama: Tani përgatituni për zgjedhjet në degë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën sesi do të bëhet përzgjedhja e kandidaturave për krerët e bashkive në zgjedhjet e 2023.

Sipas Ramës në këtë garë mund të marrin pjesë persona edhe nga jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare, por nuk përjashtohen dhe vetë anëtarët e kësaj strukture për të garuar.

Rama në fjalën e tij është shprehur se është e rëndësishme që të gjithë propozimet të marrin vlerësimet e duhura që më pas të zgjidhet dhe emri i një përfaqësuesi.

“Formati i ri i Kongresit ka qenë i suksesshëm dhe për këtë falënderoj të gjithë ato që u angazhuan në çdo qark për ta bërë kongresin të hapur dhe të gjallë ku PS-ja u takua me pjesët e shoqërisë të cilave ne u flasim dhe për të cilat ne jemi të angazhuar dhe si forcë qeverisë.

Nga ana tjetër kongresi i ka hapur rrugë një procesi të rëndësishëm për PS-në për të hyrë në zgjedhje për drejtuesit e partisë, në fillim për 61 bashkitë dhe më pas në të gjithë njësitë administrative. Ky është një proces që i jep mundësi anëtarësisë dhe simpatizantëve që të përfshihen në zgjedhjen e drejtuesve të rinj të partisë duke propozuar kandidatura dhe pa qenë pjesë e Asamblesë ose duke përvetësuar kandidaturën vetjake. Nga ana tjetër procesi do të garantojë se të gjithë kandidatët për çdo bashki të kalojnë përmes një rrugë që faktikisht jo vetëm garanton hapjen e partisë por mundëson vlerësimin për çdo kandidaturë dhe siguron meritën në përzgjedhjen e tyre.

Bazuar në vendimin e marrë në librin e rregullave të partisë kryesia ka ngritur një komision të posaçëm zgjedhor për këtë proces që do të mbyllet në fund të qershorit.

Komisioni i këtyre zgjedhjeve do të ketë një detyrë të posaçme për të prekur të gjithë territorin me përfaqësuesit e vet dhe të shpjegojë procesin që të mos këtë keqkuptime dhe kandidatët që do të kalojnë fazën e parë të kenë mundësinë e ballafaqimit me një asamble të bashkisë.

Kudo që fara nxjerr në pah kandidatë që janë për tu vlerësuar do të ecim me një balancë gjinore në drejtimin e partisë. Ne duhet që të shkojmë në bashkëdrejtimin e partisë”, ka thënë ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *