Kryeministri Edi Rama ka kritikuar një pjesë të kryetarëve të bashkive, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershori. Në Asamblenë e PS, Rama tha se ata u zgjodhën pa garë dhe një pjesë janë aty vetëm për inerci.
Zgjedhjet lokale 2023, Rama: Do kenë vëmendjen tonë gjatë pjesës së dytë të vitit dhe pjesës së parë të vitit që vjen. Na mungon një profil i ri politik. Do i japim partisë fuqinë që të përballojë me sukses këto zgjedhje. POr në fund të ditës, zgjedhjet vendore janë një bilanc që komunitetet do bëjnë për qeverisjen vendore dhe në këtë aspekt nuk jam optimist për një pjesë jo të vogël të bashkive tona.
Disa kryetarë që u zgjodhën në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar për inerci a thua se papastërtia nuk ekziston. Po marr këtë sepse është “A”. Është për të ardhur keq, se një pjesë janë krah për krah me ne. Është fatkeqësi e madhe. Siç është fatkeqësi që insistimit për të ngritur këshilla rinorë i janë përgjigjur vetëm 44 bashki. E dinë vetë ata kush janë. Me ça merreni? Ça do i thoni të rinjve dhe të rejave kur të vijnë zgjedhjet?