Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet. Pas një sherri, 37-vjeçari Olgert Dhimitri ka goditur për vdekje me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Harry Fultz”. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.