Asllani te Interi? Ish-lojtari i Empolit zbulon bisedën me Andreazolin

Kristian Asllani është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën e Empolit në Seria A. Paraqitjet e mesfushorit shqiptarë kanë rënë në syrin e shumë skuadrave të mëdha, të cilat kërkojnë shërbimet e Asllanit.

Mbrëmja e djeshme do të jetë e pa harrueshme për Asllanin, i cili shënoi edhe golin e parë në kampionat, teksa ndëshkoi Interin, skuadër që po këmbëngul për transferimin e tij gjatë mërkatos së verës.

Ndërkohë ish-lojtari i Empolit, Daniele Adani ka zbuluar bisedën me trajnerin e Empolit, Andreazoli. “Para ndeshjes kisha një bisedë me trajnerin Andreazoli dhe e pyeta: “Ku do të shkojë Asllani?”. Më tregoi fushën e San Siro dhe tha…këtu”. Për mua Asllani është lojtari i ri më i mirë i Serisë A”, tha Adani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *