Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për SPAK dhe çështjet e hetuara prej tij. Ajo e ka cilësuar si peshkaqeni kryesor i inceneratorëve, Tabaku gjithashtu shprehet se SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet e Ramës.
Postimi i plotë:
Peshkaqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!
E udhës do që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.
Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë ps inceneratorëve.