Drejtori i Ujësjellësit , Alfred Prodani është arrestuar ditën e sotme në kushtet e flagrancës nga Policia e Lezhës pasi ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar.
Ai akuzohet për vjedhjen e disa shtëpive në Spanjë, përfshirë vilën e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema. Ndërkohë, themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ironizuar arrestimin e Prodanit, pasi thotë se nëse do të shihte vjedhur shtëpinë e Leo Messit, atëherë do ishte bërë ministër.