Një zjarr ka shkrumbuar shtëpinë e Fatmir Shehut në lagjen nr 5 në qytetin e Memaliajt. Forcat e zjarrfikëseve të Memaliajt kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje ku dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e 4 pjesëtarëve të familjes Shehu, njëri prej të cilëve ka pësuar edhe një djegie të lehtë.
Të katër pjestaret e familjes Shehu janë shoqeruar për ne Spitalin e Tepelenes per kurim te mëtejshëm. Sipas grupit hetimor, zjarri ne banese eshte provokuar nga nje qirì i ndezur në dhomën e gjumit nga një pjestar i familjes. Kryefamiljari i familjes Shehu ka humbur gjurmët disa kohë më parë nderkohë qe kater pjestaret e ngelur kane probleme te shendetit mental. Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Kjo do të thotë që pjestarët e familjes Shehu prej dites së sotme nuk kanë më një banesë.