Korrcë/ Ndëron jetë 51-vjeçarja pasi morri mjekimin në urgjencën e spitalit, bashkëshorti akuzon mjekët: Erdhëm në orën 3 të mëngjesit, më thanë…

Një 51-vjeçare nga Korça, ka humbur jetën këtë të diele, pasi kishte marrë mjekim në urgjencën e spitalit te Korçës.

Bashkëshorti i gruas që humbi jetën Edison Saliçe akuzon bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar.

Mësohet se shtetësia Albana Saliçe, kishte shqetësime gjineklogjike për të cilat po mjekohej.

“Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je spo më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goj, ma erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.

Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistria në kartelë në shërbimin e urgjencës. S’kam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do ti vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, tha Edison Saliçe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *