Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur (Emri)

Mike Hagerty, aktori i njohur i serialit “Friends”, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar Bridget Everett, aktorja që luan rolin e vajzës së tij në komedinë HBO.

“Me pikëllim të madh, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij dje në Los Angeles.Një aktor i dashur, për të cilin dashuria për qytetin e tij të lindjes, Çikago dhe familjen e tij, ishin gurët e themelit të jetës së tij. Majk, një bashkëshort i përkushtuar, ka lënë pas gruan Mary Kathryn, motrën e tij Mary Ann Hagerty, gruan e saj Kathleen O’Rourke dhe vajzën e tyre Meg. Ai do të na mungojë shumë”, shkroi ajo në Instagram.

Hagerty është më i njohur për rolin e mbikëqyrësit të ndërtesës në “Friends”. Ai gjithashtu luajti fermerin Ed Miller në “Somebody Somewhere”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *