Një aksident është shënuar këtë të dielë tek Rruga e Kavajës, ku një çift ka qenë duke kaluar rrugën së bashku me fëmijën.
Mësohet se nëna së bashku me fëmijën 3 muajsh është aksidentuar në Tiranë.
Sakaq, shoferi rezulton se drejtonte mjetin pa lejë drejtimi, pasi ia kishin hequr patentën 3 javë më parë.
Pas aksidentit, shoferi është arrestuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.