Lefter Koka, i cili dikur ka qenë mbështetës i LSI-së, është shigjetuar sot nga zëdhënësi i Metës. Tedi Blushi e cilësonte Kokën si sekser, dhe e njofton se Meta do të jetë në Durrës në procesin e numërimit të votave. Po kështu i përcillte mesazhin që trumbetohen aq shpesh nga Kreu i Shtetit, se vota është e shenjtë dhe e paprekshme! Por këto thumbime të forta nuk kanë shkuar në vesh të shurdhër, përkundrazi!
Koka ia ka kthyer me të njëjtën monedhë, e madje ka kaluar edhe në ofeza ndaj palës që dikur bashkëpunonte. Si rrallë herë, Lefter Koka ka zgjedhur që të jetë shumë i drejtëpërdrejtë, e madje t’ia bëj të qartë Metës se është penduar për besimin që i ka falur ndër vite. Një besim që është shkelur me këmbë, për të cilën Koka thotë se kjo kohë ka shkuar dëm, duke i dhënë gjithçka LSI-së.
Kandidati për deputet i PS-së në Durrës, Lefter Koka, ka thënë më herët në intervistat televizive se gjithmonë në karrierën e tij politike ka menduar për familjet durrsake, për rritjen e mirëqenies së tyre. Referuar ‘kërcënimeve’ nga ana e presidentit, ai ia bën të qartë se rezultatin e 25 prillit duhet që ta presë me ‘qetësi e dashuri’. Kjo ishte si për ti dhënë një ‘shuplakë’ të fortë me anë të shprehjes së vjetër të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, ‘me qetësi dhe dashuri’.
Por ai nuk e ka lënë me kaq, duke ia bërë të qartë se është i marrë fund. “Ti do të mbetesh gjatë në kujtesën e këtij populli, si një palaço që të vret natën dhe të qan ditën. Kur flet ti për blerje votash dhe për Kushtetutë, është njësoj si të dëgjosh një baxhellë të flasë për virgjëri dhe një kriminel të flasë për ligjin!”, shkruan ndër të tjera ai, në një status në Facebook.
Koka nuk është përmbajtur, duke iu referuar apeleve të vazhdueshme të Metës, i cili flet për vjedhje votash dhe ndëshkim të autorëve. Urrejtja është aq e madhe, sa kandidati për deputet i PS-së në Durrës i vë në dukje kundërshtarit të tij se duhet të mbyllet në banesën e tij në Gjirin e Lalzit, për të ruajtur arkat që ka fshehur në baçe.
Statusi
Ilir Meta! Nëqoftëse kam një arsye të ndjehem keq me veten dhe njerëzit e mi, është që të besova ty për aq shumë kohë! Të vura në dispozicion veten, shoqërinë dhe miqësitë e mia në Durrës, që partia jote të merrte aq shumë vota, sa 1000 filxhanet e Monikës nuk i shikonin dot!
Ishin votat e mia, të durrsakëve të mi, jo të LSI-së që po i’a merr fytyrën çdo njeriu normal që e deshi dhe e mbështeti. Ato vota nuk i merr dot as Lona, as Shiksi jot, që po bëhen gazi i botës në Durrës, por do t’i marrë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Do t’i marrë familja e madhe ku unë jam rikthyer për të dhënë me shpirt kontributin tim, që Durrësi të vaksinohet përfundimisht nga virusi i tërbimit dhe i poshtërsisë që figura jote fut në shtëpitë e shqiptarëve!
Ti je një i marrë fund, që Zoti ta ka marrë mendjen për të të zhveshur lakuriq përpara popullit, prandaj prite me qetësi dhe dashuri verdiktin e tmerrshëm që të pret në 25 prill! Ti do të mbetesh gjatë në kujtesën e këtij populli, si një palaço që të vret natën dhe të qan ditën. Kur flet ti për blerje votash dhe për Kushtetutë, është njësoj si të dëgjosh një baxhellë të flasë për virgjëri dhe një kriminel të flasë për ligjin!
Ti je një arsye e madhe për të besuar që ka Zot, se vetëm Zoti mund të të hiqte ty nga qafa e shqiptarëve kështu siç e meriton!
I shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe! Pis burrë!