Ka rrënë në prangat e policisë së Sarandës, Ibrahim Duda i cili goditi me thikë dy vëllezër adoleshente pasi i shtypën qenin.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar për Dudën masën e sigurisë “Arrest në burg”, në lidhje me veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ngjarje kjo e ndodhur më 24 prill në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”.
Kujtojmë se zënka mes 43-vjeçarit dhe dy vëllezërve adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç ndodhi për shkak të një qeni. Dyshohet se dy adoleshentët i shtypën me makinë qenin 43-vjeçarit dhe për këtë arsye ai i ka sulmuar me thikë.
Ku menjhëerë pas ngjarjes Duda u arratis. Ndërkohë, mësohet se ai ka qenë edhe përdorues i drogave të forta, si dhe me precedentë të mëparshëm penal ku rezulton i dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policise.