Këtë të dielë në programin “Shihemi në Gjyq” Artiri ka thëritur vjehrrin e tij, Lekon për një shumë parash që ai i ka borxh prej disa vitesh.
Me ndërmjetësimin e kunatës së tij, ky pranoi i fundit ka pranuat t’i jepte paratë Lekos, por shtëpia që ai po ndërtonte rezulton se po ngrihej mbi një pronë private, jo shtetërore.
Sakaq, vjehrri i Artirit nisi të përballej me gjyqe të njëpasnjëshme, ai vuan nga një problem shëndetësor prej të cilit i duhet të operojë këmbën. Për këtë arsye dhëndri i kërkon vjehrrit paratë, i cili thotë se nuk ka ç’ti jape.
Ardit Gjebrea: Për çfarë ia dhe lekët vjehrrit tënd?
Artir: Vjehrri im donte të ndërtonte një shtëpi të vogël në fshat që të punonte atje dhe më tha nuk më mjaftojnë lekët, më jep edhe ti një shumë. Edhe mua meqenëse më ndodheshin nuk ia mbajta, duke e njohur për burrë të mirë atë fytyrën atje por nuk u tregua aq i mirë sa dukej.
Eni Çobani: Për sa kohë ia dhe?
Artir: Nuk bëmë gjë me noter.
Ardit Gjebrea: Para sa kohësh ia ke dhënë këto para?
Artir: Para 10 vjetësh, në 2012 ka filluar ndërtimin dhe tha nuk më mjaftojnë. Unë i tërhoqa, ia dhashë si njeri po ai nuk është as njeri.
Ardit Gjebrea: Brenda këtyre 10 vjetëve, sa herë ia ke kërkuar?
Artir: Pafund, sidomos që kur filloi problemi i këmbës.
Leko: Atë avaz ka patur ai.
Eni Çobani: Po ka problemin e këmbës more zotëri.
Ardit Gjebrea: O Leko, më fal pak, se thua një e dy këtë avaz ka patur. Po ti një e dy e ke patur mirësinë e avazit që ti thuash më prit ose për këtë arsye nuk t’i kthej dot lekët?
Leko: Në 2014 jam thirrur në Policinë e Shtetit në Korçë sikur unë kisha zënë rrugën e të tërë zonës, jo sikur kisha marrë pronë.
Artir: Ty të rrofshin dokumentat. Ç’i dua unë dokumentat? Piju lëngun dokumentave. Unë nuk lëviz që këtu pa më dhënë lekët ai.
Në përballjen e “Shihemi në Gjyq” mes Artirit dhe vjehrrit të tij, Lekos, merr pjesë edhe kunata e dhëndrit, Adiola. Si ndërmjetëse që Leko të mundte të merrte paratë borxh nga dhëndri i tij sepse Adiola kishte bashkëbiseduar me të motrën.
Por, ajo i kundërvihet të atit sot në rubrikën e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse borxhi që ai i mori dhëndrit për të ndërtuar shtëpinë, e cila rezultoi të ishte mbi një tokë shtetërore e më pas private, ka sjellë konflikt familjar. Adiola i flet të atit ashpër pasi familja e motrës së saj ndodhet në vështirësi e konflikt prej Lekos.
Artir: Unë do ta sjell edhe nipin, edhe vajzën në shtëpi t’i mbash ti se unë nuk punoj dot.
Leko: Mos më prek mua!
Artir: Nuk të preka unë, ti më preke. Bëj si të duash, gjeji ku të duash.
Adiola: Pse nuk na tregove neve që i kishe me falsifikime? Çfarë i ke këto? Do t’i marr do t’i gris! Çfarë i ke këto? Do ndaj motrën nga burri? Turp të kesh! Të kesh turp!
Leko: Turp të mbajë prokurori!
Artir: Cili prokuror mo?
Leko: Do ta gjej, ata të mbajnë turp për falsifikimet, jo unë.
Adiola: Pse nuk na the më përpara? Ç’i ke këto? Do t’i gris unë këto! Nuk më duhen këto mua! Do ndaj motrën nga burri? Nuk më duhen këto! Nuk më duhen!/tvklan