Francesco Becchetti ka folur për herë të parë lidhur me atë shifrën e majme që Shqipëria do paguajë pas humbjes së gjyqit në arbitrazh. Në një intervistë për “Syri Tv”, biznesmeni u shpreh se nëse Shqipëria nuk i paguan atij borxhin, atëherë vendi ynë nuk do të mund të marrë dot më hua nga Banka Botërore. Ai tha se me të drejtë duhet të dëshmpërblehet, pasi ka fituar arbitrazhin.
Biznesmeni ia faturoi fajin kryeministrit Rama dhe qeverisë, që shkelën detyrimet e një trakti ndërkombëtar dhe të drejtat e investitorëve nëpërmjet një sjellje arbitrare, që rezultoi madje deri në shpërblim. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve rrëzoi ankimin e qeverisë shqiptare duke dënuar vendin tonë me 110 milionë euro.
Kjo shumë do ti jepet biznesmenit italian, si dëmshpërblim për mbylljen e padrejtë të televizionit në pronësi të tij në vitin 2015. Autoriteti në të cilin u paraqit ankimi i qeverisë shqiptare, e ka vlerësuar të padrejtë pretendimin për të rrëzuar vendimin e gjykatës së Strasburgut, duke e lënë atë përfundimisht në fuqi. Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.
“Unë kam fituar arbitrazhin, dhe kam të drejtë të dëmshpërblehem. Dëmet u shkaktuan nga kryeministri Edi Rama dhe nga qeveria e tij, që shkelën detyrimet e një trakti ndërkombëtar dhe të drejtat e investitorëve, nëpërmjet një sjellje arbitrare që rezultoi madje deri në shpërblim. Më pas qeveria shqiptare i tha sistemit ndërkombëtar që do të paguante që do të rregullonte gabimet e saj, prandaj duhet të mbajë fjalën.
Shikoni, që në fillimet e viteve ’90, si një ndër të parë investitorë për të nisur investimet në Shqipëri në atë vendim qe shumë e rëndësishme fakti që Shqipëria bënte hapa përpara që i mbahej angazhimeve, dhe që mbi të gjitha ishte e drejtë ndaj investitorëve të huaj sepse kjo është mënyra më e mirë për të tërhequr investime dhe për të gjeneruar rritje dhe punësim. Mendoj që Shqipëria pikërisht nga kjo pikë duhet të rifillojë. Në të vërtetë kryeministri Edi Rama i ndërmori këto veprime për të hequr lirinë e shtypit. Por Shqipëria duhet të kthehet të aderojë në shtetin e së drejtës”, tha biznesmeni.