9 Maj- Dita e Evropës, ja faktet që duhet t’i dini

9 maji që është dita e Bashkimit Evropian dhe ka ngelur prej kur ministri i Jashtëm francez Shuman, bëri deklaratën e njohur historike.

Deklarata e 9 majit 1950 është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.
Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbikombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”.

  • Ajo është një nga simbolet e Evropës së Bashkuar.
  • Dita e Evropës festohet edhe në vendet të cilat nuk janë ende pjesë e BE-së për të theksuar vlerat e këtij unioni, përhapjen e tyre në sistemin e edukimit.
  • Motoja e BE-së është “Të bashkuar në diversitet”.
  • Himni i BE-së është Himni i gëzimit, “Ode to Joy” e Bethovenit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *