Një 51- vjeçare nga Korca, Albana Saliçe ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi kishte marrë mjekim në urgjencën e spitalit të Korçës.
Lidhur me rastin në fjalë, bashkeshorti i gruas që humbi jetën Edison Saliçe ka akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar.
Sakaq, nuk kanë munguar edhe regimet e qytetarëve të cilët,kanë vërshuar një lumë komentesh në negative në faqen zyrtare të spitalit.
“Spitali i Korçës ka mbaruar me kohë…”, “Shërbimi i urgjencës 0…”, “Kështu na ndodhi me një kushëri, i njëjti rast…”, shkruajnë qytetarët.