Punëtori ndërroi jetë gjatë orarit të punës, arrestohen 3 persona në Durrës (Emrat)

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, pasi punëtori Genci Spaho 53 vjeç humbi jetën në një objekt në ndërtim e sipër, gjatë orarit të punës.

Burime për median bëjnë me dije se policia kanë vënë në pranga Leonart Pulen 44 vjeç, Enea Xoxin 56 vjeç dhe Rauf Kacin 58 vjeç, në lidhje me veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sakaq, në vërtetimin mjekësor, shkaku i vdekjes është cilësuar si aksident dhe jo aksident në punë.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë, në një objekt në ndërtim e sipër, në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë punës ka gjetur vdekjen punëtori, shtetasi G. S., 53 vjeç”, thuhet në njoftim.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *