Vrasja në Tiranë/ Ja doli t’i “ikte nga duart” në lokal, viktima është rrëzuar duke vrapuar, fqinji e ndoqi këmba këmbës dhe i nguli thikën pa mëshirë në bark

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Tiranë.

Mësohet se, kur konflikti verbal kishte nisur brenda ambienteve të lokalit në rrugën “Ibrahim Ndroqi”, Ilir Kapo dhe Olgert Dhimitri ata janë zhvendosur për t’u “sqaruar” jashtë.

Sakaq,  gjatë momentit kur të dy këta kanë dalë jashtë, kanë filluar të godisnin njëri-tjetrin me grushte.

60-vjeçari Kapo e ka goditur në çdo vend Dhimitrin, me grushte e shqelma, ndërsa një grup prej shtatë apo tetë personash të lagjes që kanë qenë të pranishëm nuk kanë mundur t’i ndajnë.

Si dhe gjatë momentit të përplasjes fizike me Kapon, Dhimitri  është zhvendosur aty pranë në afërsi tek disa kangjella, duke  marrë kështu një thikë dhe ka nisur të ndjekë nga pas 60-vjeçarin.

Ilir Kapo ka vrapuar për rreth 25 apo 30 metër dhe është penguar e ka rënë në tokë, çfarë ka sjell në përfitimin e Dhimitrit i cili nga aty e ka qëlluar me thikë disa herë në bark dhe afër qafës.

Kapo, i plagosur, është ngritur ka ecur në vështirësi për disa metra ku vetëm disa më vonë ka ndërruar jetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *