Një sherr ka ndodhur në Delvinë. Mësohet se dy vëllezërit, Erjon Alias Aleksandër Ruçi dhe Klaudion Ruçi kanë dhunuar dy punonjës të kompanisë që sillnin tuba për ujësjellesin, R.,K dhe A.,G. Vëllezërit kanë dhunuar punonjësit pasi tubacioni i ri që do të sillte ujin do të kalonte përmes pronës së tyre. Përveç debatit verval që kanë patur mes tyre vëllezërit i kanë shkatërruar utomjetin du punonjësve.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E.(A). R., 39 vjeç, banues në Delvinë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve R. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. G., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u kanë shkatërruar automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim. Gjithashtu u referuan materialet për shtetasin A. G., 36 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja H. R., 66 vjeçe, banuese në Delvinë, se 36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.