Balla takohet me delegacionin e qeverisë rumune: Shumë shpejt do të hapim linjën…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballla, ka pritur këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit një delegacion të Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga senatori Titus Corlatean.

Balla pohoi se ka një sërë marrëveshje të arritura mes dy qeverive dhe shpejt do të ketë një memorandum të firmosur për shkëmbime eksperiencash mes dy popujve.

Sakaq, ky i fundit ka folur edhe në lidhje me çështjen që u diskutua është shtëpia “Jorga” në Sarandë, që i përket shtetit rumun.

“Rëndësisë që Rumania i akordon procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ne natyrshëm tema e parë e bisedës ka qenë konteksti i ri gjeopolitik i krijuar në Evropë pas agresionit rus. Gjej rastin ta përshëndes dhe faledneroj në emër të popullit shqiptar, popullin e Rumanisë, për mikpritjen e më shumë se 2 mln refugjatëve ukrainas. Ne të gjithë e dimë dhe e kemi përjetuar vështirësitë që ka një proces transferimi, transporti të më shumë se 2 mln refugjatëve. Ne mbajmë të njëjtin qëndrim sa i përket dënimit të agresionit dhe të gjitha formave të sanksioneve të makinerisë ruse. Ne kemi rënë dakord për nënshkrimin e një memorandum, për parlamentet tona.

Kemi shumë eksperienca për të marrë për anëtarësimin në BE dhe në ndërtimin e projekteve për të aplikuar në shumë fonde. Shqipëria duhet të jetë gati për të përfituar nga procesi i anëtarësimit. Unë jam shumë i angazhuar është edhe fakti që Rumania gëzon të drejtën e pronësisë siç është shtëpia Jorga në Sarandë. Ajo i takon Rumanisë dhe në cilësinë e grupit parlamentar të shumicës dua t’i bashkohem kërkesës për të dërguar shtëpinë Jorga në palën rumune. Qeveria rumune ka rënë dakord që shtëpia të vendoset në funksion të Shqipërisë”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *