U hodh nga kamioni dhe vdiq, reagon kreu i DPSHTRR-së: Mjeti nuk duhet të ishte në qarkullim, nuk ka pasur…

Kreu i DPSHTRR ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjiktë ndodhur këtë të hënë, ku një 35-vjeçar është hedhur nga kamioni pasi nuk kishte frena dhe vdiq,

Në reagimin e këtij të fundit, shkruhet se mjeti ka rezultuar i çregjistruar dhe mjeti nuk duhet të ishte në qakullim pasi nuk ka pasur targa, kolaudim dhe siguracion.

Reagimi i Plotë:

Përsëri një fatalitet nga një aksident rrugor. Keqardhje e ngushëllime familjes për këtë fatkeqësi.

Ndërkaq lajmi flet për një kamion pa frena, ndaj DPSHTRR verifikoi menjëherë rastin me shqetësimin e statusit të kontrollit teknik. Siç vërtetohet edhe nga fotot, mjeti rezulton i çrregjistruar, dokumentacioni dhe targat janë depozituar konform procedurave në rajonalen përkatëse. Ky mjet nuk duhet të ishte në qarkullim, nuk ka targa, nuk ka kolaudim, nuk ka siguracion!

Krahas dhimbjes për lajmin i bëjmë thirrje përdoruesve të mjeteve të shmangin shkelje të tilla me rrezik për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të tretëve në trafik, si edhe nxisim organet e kontrollit rrugor për masa drastike ndaj rasteve kaq flagrante!

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *