Punimet në Golem, Rama “i vendos kusht” kryetares së bashkisë: Mbeturinat vendosini në qese…

Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugët e brendshme të zonës turistike të Golemit.

Rama dha një udhëzim të qartë, për kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe nënkryetarin e Bashkisë së Kavajës, Guxim Kola.

Ai i kërkoi atyre që mbetjet e shkaktuara nga subjektet tregtare si dyqanet, hotelet dhe restorantet, duhet të vendosin plehrat e tyre në qese dhe më pas, një strukturë e posaçme do të shkojë e ti marrë.

Rama: Për pastrimin. Keni bërë gjë?

Sako: Kemi vijuar që nga janari.

Rama: Flas për sezonin. Me atë variantin…

Sako: Sot marrim vendim në Këshill Bashkiak ku do të udhëzojmë restorantet e maketet si do të vijohet me mbetjet.

Rama: Subjektet tregtare, qofshin dyqane, hotele, nuk duhet të përdorin koshat dhe duhet t’i nënë mbeturinat me thes te dera, në një orë të caktuar dhe do të shkojë t’i marri struktura që kemi angazhuar me qeverinë. Të ndryshojë regjimi i pastrimit, por edhe qasja nga ana e njerëzve. Duhet qëndruar në kokë çdo ditë që të funksionojë siç duhet. Hotelet dhe restorantet e kanë në interes të tyre.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *