Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gradishtë të Divjakës, ku një 66-vjeçar ka vrarë veten.
Mësohet se shtetasi Andrea Çuni është vetëvrarë me armë gjahu.
Sakaq, ende nuk dihen rrethanat që e kanë çuar të moshuarin drejt vetëflijimit.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:20, në fshatin Gradishtë, Divjakë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë, shtetasi A. Ç., 66 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.