Të tjera debate janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Partisë Demokratike në selinë blu.
Gazment Bardhi është shprehur se kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi të shitur, ndërsa kur e bën “Rithemelimi” është opozitë e vërtetë.
“Kur ne kerkojmë që opozita të propozojë presidentin jemi ne të shitur. Kur rithemelimi kërkon që opozita të propozojë presidentin janë opozitë.
Sigurisht që deputetët do marrin pjesë në proces, jo disa që s’janë bërë deputetë dhe nga xhelozia thonë që presidentin e propozojnë këshilli kombëtar.
Nëse ka kërkesa që të jetë nga politika atëherë PS do thotë nëse duhet nga politika përse duhet filani nga PD dhe jo nga PS. Kriteret jana parimore dhe ndërtojnë një figurë presidenti dinjitoz.
Por nëse pranohet kriteri për të qenë në politikë e pranojmë. Kriteret mund të diskutohen por një gjë është që ne kërkojme ta propozojë opozita dhe këtu duhet të qëndrojmë. Ne kemi menduar të jemi korrekt për ti dhënë vendit president dinjitoz.” është shprehur Bardhi.