Presidenti, Alibeaj i prerë: Të jetë anti-komunist ai dhe e gjithë familja

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është ndalur të flasë për mediat.

Fillimisht Alibeaj u shpreh se grupi ka rënë dakord që të marri pjesë në këtë proces, ndërsa kushti është që të jetë anti-komunist, ai vetë dhe e gjithë familja e tij.

Alibeaj:

Duam një president anti-komunist. Nuk duam që vetëm presidenti të jetë anti-komunist, por e gjithë familja e tij. Është kusht i panegociueshëm. Dua ta përsëris edhe njëherë. Opozita ka legjitimitetin e saj për të propozuar një figurë që të mos ketë asnjë lidhje me sistemin. Juve ju ka pëlqyer drafti dhe vlerat që ai përmban. Po ashtu e rëndësishme është që grupi menduan dhe unë jam bashkë me ta që të mos e konsiderojmë final këtë proces. Ai mund të pasurohet dhe të shtohet. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *