Një fenomen i pazakont është vënë re kohët e fundit ndaj kritikve të Putinit, krejt papritma këtyre individëve u lindë një “dëshirë vetëvrasje” kjo tentativë përfshin edhe familjartë dhe në unanimitet vendosin të flijohen.
Sipas informacioneve të deri tanishm në mediat e huaja rezultojnë 6 oligarkë rusë dhe familjet e tyre, të cilët i kanë “dhënë fund jetës” menjëherë pasi kanë bërë një deklaratë kritike ndaj Putinit.
Me sa duket oligarkët e tjerë rusë do të shmangin çdo koment kritik ndaj Putinit nga frika se papritur mund tu lind një “dëshirë e papërmbajtur vetëvrasëse” për vetë ata dhe anëtarët më të afërt të familjes.
Shumë nga oligarkët rusë që janë vetëvrarë gjatë këtij viti janë gjetur pranë trupave të vetëvrarë të anëtarëve të familjes së tyre.
Në foto janë 6 miliarderët rusë dhe baronët e naftës dhe gazit që i kanë “dhënë fund jetës” deri tani, së bashku me anëtarët më të afërt të familjes së tyre./Priza.al