BILANCI/ “Tapë” në timon, në të gjithë vitin janë ndaluar 3200 shoferë

Gjatë vitit të fundit, Policia Rrugore ka konstatuar në flagrancë 3200 shoferë të dehur, ku 34% të këtij numri e zë kryeqyteti.

Të dhënat zyrtare të siguruara nga Top Channel tregojnë se për  katër muaj e parë të këtij viti policia rrugore e kryeqytetit prangosi 240 shofere të alkoolizuar që përfunduan në gjykatë dhe më pas u liruan nën masën e detyrimit me paraqitje . Por kancelari i Gjykatës së Tiranës i thotë Top Channel se shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor zë volumin më të madh të gjykimeve,  krahasuar me krimet e tjera.

Këtë të hënë dolën para gjykatës tre shoferë të dehur të arrestuar ditën e shtunë.

Të tre ata u liruan sepse nuk kishte rrezikshmëri.

Katër të tjerë që u prangosën të dielën dalin të martën,  mes tyre edhe Ajas Sulejmani. megjithëse  Xhelili pranon trendin më të ri të të droguarve në timon, sipas tij shqetësues  vijojnë të mbeten të alkoolizuarit.

“Ata nuk marrin taksi”, tha Donald Xhelili.

Koeficientin më të lartë për 100 mije banore  të  shoferëve të dehur në timon e shënon Lezha me 421 procedime, kurse me të ulëtin Përmeti .

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *