Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë serish fjalën në seancën e sotme plenare, ku fillimisht ka kërkuar një minut heshtje.
Heshtjen Berisha e kërkoi për nderuar dy të rinj që ndërruan jetë në Komisariatet e Kavajës dhe Kamzës.
“Nderojmë ata që vdiqën në qelitë e narkoregjimit”, është shprehur ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Denoncoj vdekjet në qelitë e zeza në një hark kohor 5 javor. Në Kamëz dhe Kavajë. Humbin jetën, vriten apo vetëvriten dy të rinj. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe vrasjet, iu ftoj të nderojmë me një minutë heshtje të gjithë ata që vdiqën në qelitë e narkoregjimit shqiptar.