Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje anëtareve të Bordit të Transparencës të japin dorëheqjen duke dhënë alarmin për atë që ai e cilësoi si krizën e urisë me rritjen e çmimeve.
Nga Kuvendi Berisha u shpreh se sot shqiptarët i blejnë ushqimet 2% më shtrenjt se 1 muaj më parë.
“Sot mediat informuan se shqiptarët blejnë ushqimet e tyre mesatarisht 20% më shtrenjte se një muaj më parë. Rritja e çmimeve të ushqimeve ka bërë që sirenat e risë të oshtijnë në të katërtat anët e vendit. Dhjetëra mijëra të sëmurë nuk po blejnë dot ilaçet e tyre. Narkoqeveria rri duarkryq. Mjaftohet me propaganda. Kanë krijuar bordet por janë shushunja më keq se monopolet.
U bëj thirrje të tërhiqen. Qytetarët varfërohen, qeveritarët e oligarkët pasurohen. Besimtarët myslimanë shqiptarë Edi Rama ua prishi gëzimin e Bajramit. Nuk e hapi xhaminë”