Një avion i nisur nga Aeroporti i Tiranës është goditor nga rrufeja, duke shkaktuar panik dhe frikë tek udhëtarët.
Për fat të mirë si pasojë e kësaj ngjarjeje nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, ndërsa avionic është kthyer në Rinas.
Pamjet i ka shpërndarë gazetari Venhar Isufi.
“Para pak qastesh, ky aeroplan eshte goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qene edhe nipi Aid F. Musliu i cili edhe ma dergoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja. Fatmiresisht, ani pse nje numer i madh i udhetareve kane qene ne aeroplan, ky aksident ka kaluar pa deme ne njerëz”, ka shkruar ai.
“Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qene trondites! Aeroplani tashme eshte kthyer perseri ne Aeroportin e Tiranes, Faleminderit Allahut qe nuk e ka lejur kete ngjarje te behet me e madhe”, përfundoi Isufi.