Përfaqësuesja shqipëtare Ronela Hajati ka marrë vëmëndje të madhe me veshjen e sajë gjatë ceromonisë së hapjes së festivalit në Eurovizion.
Veshja e saj është stiluar nga stilisti shqipëtar Niko Komani, ku thuhet që ka kopjuar stilimin e një ilustatori Brazilian, i cili në rrjete sociale identifikohet me emrin Pedro Leopondom.
Sakaq, ky i fundit e ka akuzuar stilistin Niko Komani që i ka vjedhur stilimin pa lejen e tij.
“Kanë përdorur dizenjimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”– shkruan ai.
Ai ka postuar gjithashtu dizenjimin që ai ka bërë, i cili është i ngjashëm me veshjen e Ronela Hajatit në tapetin “Turquoise”, ku bie në sy që kjo foto është postuar në llogarinë e tij më datë 29 prill të vitit 2020. Megjithëse postimi ka dy vite që është bërë, vihen re komentet e ndjekësve, të cilët etiketojnë stilistin shqiptar Niko Komani, ndërsa nuk ka një reagim nga ana e këtij të fundit.